Sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar.

Hoti ka kërkuar aktivizimin e planit të reagimit kombëtar, për furnizim me barna, ujë dhe energji dhe të tjera.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë informimit të qeverisë tha se aktualisht janë 700 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19.

Në mbledhjen e Qeverisë sot po ashtu është shqyrtuar raporti gjashtëmujor i buxhetit 2020, ku sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në këtë periudhë ka një rënie të të hyrave buxhetore prej 11 për qind si pasojë e pandemisë./21Media