“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje për vizitat jashtë vendit”

Kryeministri Albin Kurti nuk merr mëditje për vizitat jashtë vendit. Kështu ka bërë të ditur sonte zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka shtuar se Kurti nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër dhe sipas tij, Kurti ashtu po vepron edhe tani.
“Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit.”, ka shkruar Kryeziu.
Ka disa ditë që Kryeministri Albin Kurti ndodhet për vizitë në ShBA./21Media

Back to top button