Kryeministri për ngushëllime te familja e Nexhmije Pagarushës

Sipas Kurtit, vendi ynë nuk kishte një bilbil tjetër para Nexhmijes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte për ngushëllime te familjarët e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Kurti ndër tjera tha se vendi ynë nuk kishte një bilbil tjetër para Nexhmijes dhe mendon se nuk do të ketë as pas vdekjes së saj.

Bilbilin tonë as nuk duam as nuk mund ta harrojmë do ta na këndoj në mendje për aq sa do te na rrahin zemrat”, tha Kurti.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. /21Media

Back to top button