Kryeministri spërkat gazetarët

 

Kryeministri tailandez, Prayuth Chan-ocha befasoi gazetarët në një konferencë shtypi kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.

Kur u pyet për një riorganizim të kabinetit, ai mori një shishe dhe filloi të spërkaste gazetarët, transmeton rtv21.tv.

Gjenerali i ushtrisë në pension ka qenë në pushtet që nga grusht shteti ushtarak në vitin 2014 dhe ka një histori të veprimit të diskutueshëm në ngjarjet e shtypit.

Në të kaluarën ai u kap në kamera duke goditur kokën e një reporteri dhe duke tërhequr veshin e tij, dhe kishte nxjerr një karton me fotografinë e tij për t’iu “përgjigjur” gazetarëve./21Media

Back to top button