Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi sot drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, me të cilët diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Tre ditë më parë, Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka njoftuar se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”.

Ata thanë se 3 mijë e 500 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë.