Kryeministri takoi një delegacion të gastronomëve të Kosovës

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim një delegacion të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e këtij sektori të biznesit dhe vështirësitë me të cilat po përballet në situatën aktuale të pandemisë COVID-19.

Pasi që është njoftuar nga delegacioni i gastronomëve për gjendjen e këtij sektori, Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që t’i mbështesë të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në Kosovë, me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar.

Po ashtu,Hoti ka theksuar se masat e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, do ta lehtësojnë përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

Gjatë këtij takimi, u kërkua që gastronomia t’i respektojë me përpikëri masat e parapara ndaj COVID – 19, në mënyrë që mos rrezikohet shëndeti i klientëve.

Gastronomët nga e gjithë Kosova në mënyrë simbolike sot kanë dorëzuar çelësat para Qeverisë për të kundërshtuar vendimin që nuk i lejon të punojnë pas orës 21:00./21Media

Back to top button