Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zëdhënësen e tij, Kamala Harris.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se mirëpret fuqizimin e miqësisë së Kosovës me SHBA-të.

Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mirëpres fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimin e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta“, ka shkruar Hoti./21Media