Një nga udhëheqëset më të reja në botë është martuar me dashurinë e saj të adoleshencës , 16 vjet pasi filluan lidhjen e tyre.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, 34 vjeç, lidhën kurorë me Markus Raikkonen , në rezidencën e saj zyrtare në Helsinki, gjashtë javë pasi i vdiq i ati, përcjell portali rtv21.tv

Për shkak të pandemisë, vetëm 40 të ftuar morën pjesë në dasmë.

Çifti , i cili u takua kur ishin 18 vjeç, kanë jetuar së bashku që nga viti 2006. Ata kanë një vajzë, Emma, të moshës dy vjet e gjysmë./21Media