Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern qëndroi e qetë në një intervistë televizive, kur tërmeti e goditi Zelandën. Ajo e ndërpreu moderatorin e AM Show, Ryan Bridge, për t’i treguar atij për tërmetin. Dukej e trazuar, pastaj buzëqeshi dhe e vazhdonoi intervistën.

Tërmeti me magnitudë 5.6 shkallë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale (20:00 GMT të dielën).

U dëgjua përreth vendit, por nuk raportohet për dëme apo të lënduar./21Media