Kryeqyteti intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po hyjnë në një fazë vendimtare të planifikimit, duke theksuar se tashmë kanë nisur takimet për detajimin e masterplanit të objekteve sportive.
Në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, sipas tij, është duke u zhvilluar takimi i planifikimit sportiv, ku po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore si dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në kryeqytet.
Rama ka theksuar se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por një dëshmi se kryeqyteti është i gatshëm të performojë në skenën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë proces si hap të rëndësishëm drejt realizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare.