Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga parkingjet private që të pajisen me leje, në të kundërtën Drejtoria e Inspekcionit do bëjë shqiptim gjobash e deri te kallëzimi penal.

“Parkingjet private në Prishtinë duhet të pajisen me leje dhe plotësojnë kushtet e caktuara në mënyrë që të kemi rend e rregull për qytetarë. Përndryshe Drejtoria e Inspekcionit çdo ditë gjatë punës në terren do të vazhdojë me shqiptimin e gjobave, kallëzimeve penale dhe procedura të tjera sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media