Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se kanë siguruar votat për miratimin e qeverisë së re.