Nesër nga ora 11:00 do mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit dërguar mediave, në rend të ditës është edhe përgatitja për seancën e re plenare.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.      Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se mediat e akredituara mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19./21Media