Pritet të mbahen edhe dy interpelanca për kryeministrin Hoti 

Pritet të mbahen edhe dy interpelanca për kryeministrin Hoti 

Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahen dy  interpelancat e paralajmëruara të kryeministrit, ajo  “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”, si dhe interpelanca për “Trajtimin e çështjes së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, të thirrur nga Vetëvendosje. ​
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizata me iniciativë të Kuvendit.
Ndjekim deklaratën e kryeparlamentarës Osmani.