Kryetari aktual i Shtimes shfaq planin e tij për mandatin e ardhshëm
12 Tetor 2017
Sot në "Debat Pernime" që shfaqet në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të Shtimes
Sot në “Debat Pernime” që shfaqet në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të Shtimes
Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimës dhe kryetari aktual Naim Ismajli shfaqi planin e tij për vazhdimin e qeverisjes në Shtime.
Vizioni i tij për Shtimen siç thotë ai është i qartë: një Shtime urbane, e pastër me zhvillim të infrastrukturës, me arsim, shëndetësi e sfera tjera të avancuara.
Programi i tij qeverisës mbështetet në 5 fusha strategjike duke filluar nga zhvillimi ekonomik, bujqësia dhe zhvillimi rural pastaj nga arsimi, kultura dhe sporti, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve, ambienti dhe infrastruktura dhe rinia e zhvillimi i burimeve njerëzore, shkruan rtv21.tv.
Për realizimin e këtyre fushave strategjike PDK ka projektuar 94 projekte kështu duke u përshtatur sipas kryetarit aktual edhe me numrin fitues të zgjedhjeve.
Disa nga projektet që Ismajli do t’i vazhdojë janë përmbarimi i zonës ekonomike “Parku i Biznesit” dhe kompletimi i infrastrukturës së brendshme të fushës së arsimit./21Media