Ja cilët qeveritarë i ka takuar kryetari i Kumanovës që ka dalur pozitiv me COVID-19

Ja cilët qeveritarë i ka takuar kryetari i Kumanovës që ka dalur pozitiv me COVID-19

Kryetari Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është diagnostikuar pozitiv me Covid-19. Ai këtë sot vet e ka konfirmuar përmes profilit të tij në facebook.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministri i Arsimit Arbër Ademi janë zyrtarët e Qeverisë që dje e kanë vizituar Kumanovën si qytetin me më shumë të prekur me virusin korona. Atje i ka pritur kryetari Maksim Dimitrievski, i cili sot ka bërë të ditur se është i infektuar me COVID-19.

Të gjithë ata pas takimit kanë mbajtur edhe konferencë të përbashkët për media, e po ashtu edhe në fotografitë e shkurpura në takim, duket se të gjithë kanë mbajtur maska për mbrojtje, të cilat i kanë hequr në momentin që kanë folur para mediave, raporton TV21./21Media