Gjendja shëndetësore e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka filluar të stabilizohet. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha.

“Kryetari ende është duke u trajtuar në klinikën infektive, më mirë po duket ka filluar te stabilizohet ngapak”, ka thënë Berisha për portalin rtv21.tv.

Begaj kishte njoftuar më 31 tetor se ishte infektuar me Covid-19. Ndërsa ka më shumë se dy javë që kryetari i Malishëvës, Ragip Begaj është duke u trajtuar në QKUK.

Sa i përket asaj se edhe sa do t’i duhet kryetarit të qëndrojë nën kujdesin e mantelbardhëve në spital, Berisha ka thënë se shpreson me u liru shpejt, po sipas tij kjo varet nga profesionistët shëndetësor dhe rekomandimet e tyre.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani raportohet se është 35 mijë e 549 raste dhe 939 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 21 mijë e 746./21Media