Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj i cili ishte infektuar me Covid-19 është dërguar në QKUK për trajtim.

Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai tha se Begaj gjendet në QKUK për trajtim dhe i dëshiron shërim të shpejtë.

Begaj kishte njoftuar më 31 tetor se ishte infektuar me Covid-19./21Media