Kryetari i Malishevës, Ragip Bregaj ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai ka treguar se gjendja e tij është stabile, dhe se për dy javë do të jetë në vetizolim.

Tutje, Bregaj ka kërkuar nga personat që kanë pasur kontakt me të në javën e fundit të kenë kujdes, dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku.

Përmes një komunikate të dërguar për media, bëhet e ditur se Bregaj “ka kërkuar  nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar./21Media