Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Rahovec,  Afrim Oruqi ka aderuar në AAK. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.

“Në praninë e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe deputetit z. Haxhi Shala, pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, drejtorit të drejtorisë për gjeodezi, kadastër dhe pronë në Komunën e Rahovecit, z. Afrim Oruqi. Nga sot, juristi dhe bashkëpunëtori ynë z. Afrim Oruqi, i bashkohet familjes së madhe të AAK-së për t’i çuar edhe më tej përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Rahovecit.”, ka shkuar Latifi në Facebook.

Oruqi nuk është i vetmi që nga Nisma ka kaluar në AAK. Edhe deptueti Haxhi Shala është bëë pjesë e AAK, e një gjë e tillë ka ndikuar që të shuhet Grupi Parlamentar i Nismës në Kuvend./21Media

Në praninë e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe deputetit z. Haxhi Shala, pata…

Gepostet von Smajl Latifi am Freitag, 10. Juli 2020