Kryetari i Obiliqit ka ndarë rrogën e tij për familjet në nevojë

Gashi u del në ndihmë familjeve në nevojë

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka ndarë pagën e tij të muajit prill për familjet në nevojë në prag të muajit të Ramazanit. Në një shkrim në Facebok, ai u ka uruar besimtarëve muajin e shenjtë.

“Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që të ju uroj këtë muaj të sakrificës e solidaritetit duke ju dëshiruar agjerim të pranuar nga Zoti i madhërishem. E di se festat gjithmonë kanë bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por në kohën e kësaj pandemie globale, për fat të keq kjo festë do të na gjejë të ndarë fizikisht, por shpirtnisht jemi më të bashkuar së kurrë më parë! Situata në të cilën ndodhemi, nuk është aspak e lehtë për shumicen prej nesh! Andaj, që të lehtësohet kjo gjendje sadopak, kam ndarë pagën time të muajit Prill, për familjet në nevojë që sofra e tyre të jetë e begatshme dhe e mbushur me gëzime në këtë muaj feste!“, shkroi Gashi.

Në fund u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi./21Media

Back to top button