Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, i cili është infektuar me Covid-19, ka treguar se përballja e tij me këtë sëmundje nuk ishte edhe aq e lehtë.

“Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjëruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi Corona.”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Airifi ka falënderuar të gjithë ata që u përkujdesën sa ishte i shtirë në sipta. Ai është falënderuar edhe për përkhajen që ka marrë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe ofertat që ka pasur për t’u trajtuar në spitalet e këtyre vendeve.

“Më lejoni rastin t`ju falënderoj nga zemra për mijëra mesazhet nga gjitha këndet e botës për mbështjetje të pakursyer në këtë periudhë të rëndë kohore. Jam i privilegjuar t`ju njohë e konsideroj miq secilin nga ju. Jam mirënjohës për çdo telefonatë, çdo mesazh, çdo koment në rrjetet sociale, që më kanë motivuar të kthehem sa më parë në vendin tim pranë jush e pranë familjes sime. Gjatë transferimit tim në spital, kam zgjedhur një institucion në rajon i cili frekuentohet nga shumica absolute e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kam pasur këshilla e mbështetje të transferohem në Gjermani (aty ku kam lindur) dhe në gjitha spitalet në Kosovë, Shqipëri e gjetiu. I kam falënderuar të gjithëve për përkujdesjen, pasi më ishte e pamundur të privilegjohem dhe të ndahem nga qytetarët e Luginës së Preshevës që janë të shtrirë në këto spitale rajonale. Dhe kështu kam takuar shumë bashkvendas që kanë pranuar trajtimet mjekësore në këto spitale edhe pse kemi kundërshtimet tona politike shekullore me shtetin ku jetojmë.”, ka shkruar Arifi.

Ai tutje ka thënë se ka marrë zotim nga Ministria e Shëndetësisë në Serbi se do të trajtohen profesionalisht të gjithë qytetarët pa dallim kombësie.

“Falënderoj gjithashtu stafin mjekësor të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë për punën e tyre profesionale, gjithashtu falënderoj personelin mjekësor të spitalit në qytetin e Nishit për trajtimin profesional dhe human si dhe Ministrin e Shëndetësisë që më ka premtuar se të gjithë pacientet pa marrë parasysh kombësinë e tyre do të trajtohen me profesionalitetin më të lartë të mundshëm. Një falenderim i veçant për bashkëpuntorët e mi në administratën komunale në Preshevë si dhe gjithë institucionet ku themelues është Kuvendi i Komunës së Preshevës.”, ka vijuar i pari i Preshevës.

Ai në fund u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes, ndjenjë përgjigjësie, diciplinë dhe solidaritet shoqërore gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19./21Media