Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur të pavlefshme votën e Etem Arifit, e cila ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, U.d e presidentes, Vjosa Osmani do të caktojë datën e zgjedhjeve.

Analisti politik, Ramush Tahiri u shpreh se kur të shperndahet Kuvendi humbet edhe pozita e Kryetares së Kuvendit, që është bazë e legalitetit të ushtrimit të detyrës së Presidentes se Kosovës.

“Ne kete rast aktivizohet klauzola qe ushtruese e detyres se Presidentes se Kosoves te jete Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Arta Rama sipas funksionit per te shprehur unitetin e popullit dhe institucional. politike e as te garoj deputete. E kam fjalen per Vjosa Osmanin nese mbetet ne kete pozite gjate procesit te zgjedhjeve.”, shkroi ndër të tjera Tahiri në facebook.

Sipas tij, vendi mund të hyjë në krizë jo vetëm politike, por edhe institucionale.

“Vendimi i Gjykates Kushtetuese penalizon qe te mos kene te drejte te kandidojne Albin Kurti e disa deputet te tjere te Vetvendosjes. Ka dilema pasi kjo ndalese vlen per deputete a do te thote se vlene edhe per President, Kryeminister , Minister etj. Ky vendim i Gjykates Kushtetuese eshte i paapelueshem dhe i pakontestueshe. Pra duhet te zbatohet. Kjo do te thote se duhet të hyjme ne nje krize jo vetem politike por edhe institucionale te ballafaqimit me kontestim te vadilitetit te mandatit .. e ku vetem zgjedhjet shihen si zgjidhje.”, ka shtuar tutje Tahiri.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./21Media