Kryhet testi i “motoçikletës fluturuese” në Kaliforni

 
Mjeti luksoz fluturues prototip, që quhet “motoçikleta fluturuese” është prodhim i kompanisë me bazë në Kaliforni, JetPack.
Kjo kompani përfundoi testin fluturues të saj.
Motoçikleta fluturuese arrin shpejtësinë deri në 300 km në orë, ndërkaq për ata që duan ta blejnë ka edhe çmim. Ajo kushton 380 mijë dollarë amerikan, megjithatë sipas përgjegjësit të JetPack, David Mayman, çmimi i saj mund të ngritet.
JetPack, këtë mjet fluturues të cilin e ka pagëzuar Speeder P1e ka ndërtuar për qëllime të rëndësishme, si psh për misione të ekipeve mjekësore dhe operime në raste shpëtimi nga zjarret.
Kjo kompani tashmë ka filluar të ndërtojë edhe motoçikleta të tjera fluturuese, që do të fuqizohen me anë të një kornize më të vogël nga panele me fibra karboni.
Motoçikletat tjera do të dallojnë paksa sa i përket konstruktit, megjithatë vetëm P5 do të ngjasojë me produktin final.
Tani për tani, Speeder fuqizohet me karburant avioni, dizell apo kerosene, por Mayman është angazthuar që të adoptojë karburant pa karbon.
Mayman ka thënë se qëllimi i tij është që të ndërtojë Speeder modular, me lloje të ndryshme të kornizave dhe forcë shtytëse, për shërbim të konsumatorëve./21Media

Back to top button