Kriza e koronavirusit ka krijuar sfida të rëndësishme për operacionet humanitare në të gjithë botën, tha sot Kryqi i Kuq.

“Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) tani po punon me 85% të kapacitetit të tij të parakrizës”, tha drejtori i tij, Peter Maurer për gazetarët.

Sipas tij, humanistët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë dhe energji për të sqaruar situatën përballë COVID-19 në lidhje me masat që duhen respektuar, përpara se operacionet e ndihmës të mund të vazhdojnë.

Kjo situatë çon në një ngadalësim të operacioneve, pasi në një numër vendesh pandemia kombinohet me nevojat tashmë ekzistuese të lidhura me krizat ekonomike ose konfliktet e dhunshme.

Në të njëjtën kohë, vendet financuese po përqendrohen gjithnjë e më shumë në krizat e brendshme dhe janë më pak të gatshme të financojnë operacionet humanitare ndërkombëtare gjë që e bën situatën shumë të vështirë.