Mbi 38% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

Mbi 38% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

Në konferencën e katërt më radhë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në ora 17 jehona e daljes në zgjedhje është 38.23%  deri në orën 17 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 665.985 qytetarë.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se dalje më të lartë të votuesve ka në Berovë me 54.27%, Bogdancë 29.45%, Vinicë 57.93%, Gjevgjeli 57.93% , Demir Hisar 60.40%, Negotinë 59.98%, Strumicë 44.46% dhe Shtip 62.20%.

Ndërsa dalje më të ulët në zgjedhje ka në Bogovinë me 14.04%, Zhelinë 12.42% dhe në Saraj dalja e votuesve është 22.49%.

Ndërkaq në komunën e Ohrit dhe Novo Sellës përveç që votohet për zgjedhjet presidenciale votohet edhe për zgjedhjet lokale, në komunën e Ohrit deri në ora 17 në kutit e votimit janë drejtuar 47.02% të qytetarëve, ndërsa në komunën e Novo Sellës deri në ora 17 kanë votuar 43,88%.

Konferenca e radhës e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të jetë në ora 18:30./TV21