Ambasada e Kosovës në Londër njoftoi se 138 qytetarë që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot u kthyen në Kosovë.

Ambasada falënderon bashkatdhetarët për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

“Sot u realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Londra për në Prishtinë. 138 qytetar që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra.

Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.”, thuhet në njoftimin e ambasadës./21Media