149 qytetarë të Kosovës që ishin të ngujuar gjatë pandemisë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, janë kthyer sot në Kosovë. Siç njofton Ambasada e Kosovës në Paris, nga këta 149 qytetarë, 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër.

“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër. Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë.”, thuhet në njoftim./21Media