U vendosën në karantinë për 14 ditë

U vendosën në karantinë për 14 ditë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se 55 qytetarë tanë nga vende të ndryshme të botës janë kthyer sot në Kosovë.

Abdixhiku ka njoftuar se të 55 personat u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë.

“Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim. Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka bërë thirrje që shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. “Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi”./21Media