Alpinistët e Kosovës që shkelën Everestin sot kthehen në Prishtinë

Alpinistët e Kosovës që shkelën Everestin sot kthehen në Prishtinë

Pas përfundimit të suksesshëm të Ekspeditës së Kosovës në Everest, alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula sot do të kthehen në Kosovë.

Alpinistët arrijnë në Aeroportin e  Prishtinës, në orën 19:45.

Me këtë rast, klubi Alpin Prishtina organizon transportin me autobusë për në Aeroport. Nisja bëhet nga parkingu përballë RTV 21, në orën 18:30.

Hasanramaj dhe Mula ngritën flamurin e Kosovës dhe atë Shqiptar në majën më të lartë në botë më 22 maj 2017./21Media