Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, të mërkurën e të enjten vazhdon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Ndeshjet luhen në atmosferë shumë të mirë që e ka sjellë fitorja e Kombëtares sonë ndaj Rumanisë në Bukuresht. Shumë prej lojtarëve që siguruan fitoren historike, do të jenë pjesë e skuadrave që luajnë këtë mesjavë.

Javën e 22-të e hap ndeshja Besa Famgas – Kastrioti që zhvillohet sot nga ora 18:00. Besa udhëheq në tabelë me 42 pikë kurse Kastrioti është i treti me 24 pikë.

Më pas në ora 19:30 është ndeshja Vëllaznimi – Drenica.

Ndërsa xhiroja mbyllet të enjten me ndeshjen Prishtina – Trepça, që nis po ashtu në ora 19:30.

Prishtina është e dyta me 33 pikë, kurse Trepça e katërta me 23 pikë. Vëllaznimi renditet i pesti me 17 pikë derisa Drenica është e gjashta me 16 pikë./21Media