Drejtori Rajonal i OBSH-së flet për gjendjen aktuale

Drejtori Rajonal i OBSH-së flet për gjendjen aktuale

Drejtori Rajonali i OBSH-së për Evropën, Dr.Hans Henri P.Kluge, ka pasqyruar disa të dhëna për vendet e Evropës lidhur me pandeminë COVID-19. Sipas tij, numri i rasteve po rritet dhe është dyfishuar në gati 1 milion.

“Numri i rasteve po rritet. Në dhjetë ditët e fundit, numri i rasteve të raportuara në Evropë gati ka shkuar në 1 milion. Kjo nënkupton që 50% e barrës globale të COVID-19 është në këtë rajon. Fatkeqësisht, rreth 84 mijë njerëz në Evropë kanë vdekur si pasojë e virusit”, deklaroi ai.

Drejtori Rajonal i OBSH-së tha se për vendet me numrin më të madh të rasteve, ka pasur optimizëm se do të bie numri i rasteve në Spanjë, Itali, Gjermani, Francë dhe Zvicër në javët e fundit.

Ai u shpreh se javët e ardhshme do të jenë kritike për Evropën dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën persona të dashur nga kjo pandemi. Po ashtu ka falënderuar punëtorët shëndetësorë që po e bëjnë të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

Dr.Hans Henri P.Kluge ka përshëndetur masat e shteteve për parandalimin e COVID-19 dhe për respektimin e tyre dhe u ka bërë thirrje që të vazhdojnë t’i respektojnë këto masa, meqë edhe pak ditë është festa e pashkëve ortodoksë.

“Mos bëni gabime, pavarësisht se erdhi stina e pranverës, ne jemi në mes të stuhisë. Disa vende ende e kanë treguar impaktin e tyre, përderisa disa kanë rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19. Por distanca sociale, izolimi dhe masat e tjera po e ndikojnë jetën e njerëzve. Njerëzit po pyesin me të drejtë: Edhe sa gjatë do të durojmë? Për sa kohë? Si përgjigje, qeveritë dhe autoritetet e shëndetit duhet të dalin me përgjigje për të identifikuar kur, në çfarë rrethanash dhe si mund të konsiderojmë një tranzicion të sigurt përmes një zhvendosjeje gradual të masave.”, shtoi ai.

Duke folur për trancizionin, drejtori rajonal i OBSH-së, tha se derisa po shqyrtohet tranzicioni, duhet marrë parasysh se s’ka fitore të shpejta.

“Kompleksiteti dhe pasiguria qëndrojnë përpara, që do të thotë se ne po hyjmë në një periudhë kur mund të kemi nevojë për të rregulluar me shpejtësi masat, për të futur dhe hequr kufizimet dhe për të lehtësuar kufizimet gradualisht, ndërsa monitorojmë vazhdimisht efektivitetin e këtyre veprimeve dhe reagimin e publikut.”, shtoi ai.

Drejtori Rajonal i OBSH-së deklaroi se për shtetet që duan t’i lehtësojnë kufizimet dhe trancizionin duhet të sigurohen se shëndeti publik dhe institucionet kanë kapacitete për t’i izoluar, testuar, dhe karantinuar rastet e reja, se masat parandaluese në vende të punës janë marrë, përfshirë distancën sociale, objektet e larjes së duarve, e të tjera. Pastaj që rreziqet e importit mund të menaxhohen, dhe se komunitetet janë të zëshme dhe janë të angazhuara në tranzicion./21Media