Transferimi i Rakitic

Transferimi i Rakitic

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde  tashmë ka bërë të qartë se cilët lojtarë janë në planet e tij dhe cilat nuk janë. Derisa për Ivan Rakitic shumë klube janë duke shfaqur interesim tash e sa muaj.

Barcelona mori një numër ofertash verën e kaluar, por lojtari nuk donte të largohej. Paris Saint-Germain ishte ai që e shikoi në mënyrë të favorshme, por mundësia nuk u realizua, kështu ai refuzoi ofertat në Itali dhe Angli.

Kroati është kontraktuar deri në qershor 2021, por koha e tij në klub po merr fund. Juventus dhe Manchester United janë të interesuar, dhe tani ai është i hapur për oferta.

Siç qëndron, Barcelona ka shtatë mesfushorë, megjithëse Sergi Roberto ka luajtur më shumë në mbrojtësin e djathtë.Valverde e ka pranuar mbingarkesën e tyre në mesfushë, dhe Rakitic do ia lëhtësonte atyre me një largim nga klubi në dimër./21Media