Ku shkuan dhe kush e fitoi garën e vështirë në Parkun e Aventurave?

Viti 2024 fillojë padyshimi me RTV21 dhe me programet festive, e 2024 fillojë edhe me emisioni “In 2024 Out 2023” pra me “In&Out” festiv me këngëtarë të shumtë që kënduan “live” e sollën atmosferë të mrekullueshme. Por, ajo qe u komentua më së shumti ishte sfida e 6 artistëve që garuan në parkun e aventurave që solli momente argëtuese e që u dallua nga çdo program tjeter festiv duke sjellur shumë të qeshura momentet e tyre të sikletshme, vështirësit e pyetjet logjike e që besa edhe ato “me spec”.

Gara filloi me artistët të cilët u ndan në 2 grupe: Ana Kabashi, Flutra Gashi Tanushi, Arta Kabashi ishte grupi i vazjave kundër grupit të djemve nga Lorik Shaqiri i njohur si Bllasta, Rinori Llugaliu e Azem Lukaj.

Gjithçka ishte e re për ata, e paparë më herët, të gjithë e menduan si diçka të lehtë deri në mometin kur filluan të sfidoheshin në parkun e aventurave në Pejë.

Gara perfundoi edhe pse u ndërruan gjërat gjatë rrugës e për këtë konkurrentët morën dënim e dënimi ishte pjesa që ngjalli të qeshura pa fund nga momentet e sikletshem të Flutrës e Rinorit. Askush nuk e dinte se kush ka fituar, e në Programin Festiv u dha lajmi se cili grup fitoi e bashkë me lajmin edhe surpriza e cila ishte menduar nga RTV21 në bashkpunim me “Fibula Travel” dhe “Royal G max” për grupin fitues. Por, e veçanta ishte që në këtë udhëtim do të nisen të gjithë së bashku si grupi që fitoi por edhe ai që “humbi” e sigurisht ky rrugëtim do të përcillet nga stafi i RTV21 e çfarë do të ndodh në rrugëtimin tonë sigurisht do e sjellim tek ju, me intervistat e rrëfimet e padegjuara me parë por edhe garën që do të realizohet atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by In and Out (@inandout.rtv21)

Back to top button