Në kuadër të kualifikimeve për kampionatim Europian, për grupmoshen U21 në futboll më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri “ në Prishtinë, prej orës 19:00 do të zhvillohet ndeshja e Grupit 3 ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Ndërsa, kombëtarja A në futboll ka udhëtuar për në Itali, ku nesër në stadiumin Enino Tardini të Parmës prej orës 20:45 është mysafire e Moldavisë në kuadër të garës së Ligës së Kombeve.

Ekipi ynë përfaqësueses do të kompletohet sonte në Itali dhe  fatmirësisht në testin antiCovid të gjithë kanë rezultuar negativ .

Në këtë vazhdë të ndeshjeve kualifikuese edhe Kombëtarja U21 po vazhdon me planin e hartuar nga shtabi teknik i kryesuar nga përzgjedhësi Rafet Prekazi./21Media