Trump kishte thënë se regjimi kuban është destabilizues

Trump kishte thënë se regjimi kuban është destabilizues

Autoritetet kubane dënuan deklaratat e presidentit amerika Donald Trump, sipas tyre, janë jokorrekte. Trump dje e cilësoi regjimin kuban të korruptuar dhe destabilizues.

“Ky fjalim ka qenë jokorrekt dhe i papranueshëm”, reagoi qeveria kubane në një komunikatë, ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez e cilësoi këtë ndërhyrje të pazakontë, agresive, dominuese dhe shumë imperialiste, në një intervistë për televizionin venezuelas TV Telesur.

Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan dënoi regjimin e korruptuar dhe destabilizues kuban, në një fjalim të ashpër gjatë të cilit ai foli për Korenë e Veriut, Iranin dhe Venezuelën, aleate e afërt e Havanës.

“Nga Bashkimi Sovjetik në Kubë dhe në Venezuelë, kudo ku socializmi i vërtetë dhe komunizmi u miratua, janë shkaktuar vuajtje, dëshpërim dhe dështim. Ata që predikojnë këto ideologji kontribuojnë vetëm për vuajtjen e personave që jetojnë nën këto sisteme mizore”, konfirmoi Trump.

Në një komunikatë, Ministria kubane e Punëve të Jashtme shprehu keqardhje për prishjen e marrëdhënieve kubano-amerikane dhe retorikën e përballjes nga administrata Trump, që bie ndesh me politikën e afrimit të ndërmarrë që prej fundit të vitit 2014 nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama.