Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot në një konferencë për media, tha se është duke i përgatitur të gjitha licencat të cilat janë lëshuar, qoftë lejet mjedisore, qoftë ato ujore për rastin e “Kelkosit” dhe të njëjtat do të bëhen publike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), i ka dhënë leje “Kelkosit” për prodhim të energjisë për 40 vjet në dy hidrocentrale, “Deçani” dhe “Belaja”. Kjo, sipas ZRRE-së, është bërë pasi kompania ka sjellë lejen mjedisore të marrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit me kohëzgjatje 5- vjeçare.

Ndërkohë, opozita dhe shoqëria civile i kanë kërkuar prokurorisë të hetojë licencimin e “Kelkosit”./21Media