“Hapja e kufirit me Kosovën nuk paraqet problem që të kemi rritje të raste të reja me Covid-19”, deklaroi në emisionin “Click Plus” në TV21 në Maqedoni, epidemiologia Lulzime Bajrami.

Epidemiologia Bajrami shtoi se hapja e kufijve nuk është indikator që do të ndikojë në rritjen apo zvogëlimin e numrit të rasteve të reja.

“Kur flasim për masat për t’u liruar apo për t’u shtrënguar vazhdimisht ne nuk mund të jemi me masat restriktive se jeta vazhdon dhe ne patjetër do të duhet edhe masat t’i lirojmë aty ku ka nevojë. Kur është fjala për kufirin nuk është një indikator epidemiologjik që ndikon në rritjen ose në zvogëlimin e numrit të rasteve të reja. Ne kemi rastin e hapjes së kufirit me Shqipërinë dhe nuk patëm raste të importuara nga Shqipëria. Kështu që edhe hapja e kufirit me Kosovën nuk na paraqet ndonjë problem që ne të kemi rritje të numrave të mëtejshëm”, deklaroi epidemiologia Lulzime Bajrami në Click Plus në TV21.