Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç dhe të atyre me sëmundje kronike.

Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë pensionistët mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje, shkruan rtv21.tv.

“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”, ka njoftuar Qeveria./21Media