Kufoma qëndroi 7 orë në dhomën me pacientë në Klinikën e Pulmologjisë

 

 

Për rreth shtatë orë, një kufomë e mbështjellë me plastmas, qëndroi në njërën nga dhomat e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e ka publikuar në Facebook një qytetar, i cili ka bërë të ditur se kufoma qëndroi bashkë me pacientë të cilët po marrin trajtim për COVID-19.

rtv21 ka tentuar të kontaktojë me drejtoreshën e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, por kjo e fundit nuk ishte e qasshme.

Në videon e siguruar nga rtv21.tv, shihen personeli mjekësor duke larguar kufomën nga dhoma e klinikës./21Media

 

 

Back to top button