Qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar në lidhje me glaukomën

Qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar në lidhje me glaukomën

Qytetarët e Maqedonisë sot patën mundësi të kryejnë kontroll falas të syve. Këtu ka ardhur edhe zotëri Petar, i cili vite me radhë vuan nga problemi me tensionin e syve. Ai ka ardhur këtu sepse në spitale nuk mund të gjejë termin të lirë tashmë një vit.

‘’Unë kam tension të syve dhe shkoj vazhdimisht në mjek. Tash më ishte rritur pak niveli. Herën e fundit isha në kontroll para një viti. Çdo herë shkoja në gjashtë muaj, por tani nuk mund të gjej “Termin timin” andaj erdha këtu të kontrollohem’’, tha një qytetarë.

Probleme me shikimin kanë edhe shumë qytetarë të tjerë. Por përveç këtij fakti, ilaçet e domosdoshme për terapinë e syve ata detyrohen t’i blejnë privat.

‘’Si terapi, përdor pika. A janë me reçetë? Jo i blej. Zarga dhe Timulol. Zarga janë të shtrenjtë, Timuloli jo, por çfarë të bëjmë ajo është’’, u shpreh një qytetarë.
Pasojat nga Glaukoma janë serioze dhe shpijnë deri në verbëri të plotë, shpjegon profesoresha universitare Vesna Dimovska.

‘’Ilaçet më të shtrenjta nuk figurojnë në listën pozitive të fondit. Pacientët duhet që çdo muaj t’i sigurojnë vetë. Ajo që duhet të dihet është se glaukoma paraqet sëmundje kronike dhe se terapia duhet të merret deri në fund të jetës. Sipas rekomandimeve bashkëkohore të Asociacionit Evropian për Glaukomë, në linjën e parë duhet të jenë të ashtuquajturat prostaglandins-sat për shkak se arrijnë ulje më të madhe të tensionit, doza është një herë në 24 orë, kanë më pak efekte të padëshirueshme dhe japin efekte më të mira në uljen e tensionit. Megjithatë këto barëra në Maqedoni janë të pranishëm më shumë se 10 vjet, por për fat të keq ende nuk ndodhen në listën pozitive të FSSH’’, deklaroi Vesna Dimovska Jordanova nga Klinika për Sëmundje të Syve.

Qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar në lidhje me glaukomën. Nëpërmjet aksionit të sotëm, u porosit që të gjithë qytetarët të bëjnë kontrolle më të thella oftamologjike, ngaqë glaukoma nuk manifestohet me simptome të menjëhershme. Glaukoma paraqet dëmtim të nervit të syrit dhe është shkaku i dytë më i zakonshëm për verbërinë në mbarë botën. Statistikat në nivel Botëror dëshmojnë se me sëmundjen e glaukomës janë të prekur rreth 2% e popullsisë dhe është vlerësuar se deri në vitin 2020 do të jenë të verbër 11.2 milion persona. Ndërkaq në Maqedoni nuk ekziston regjistër nacional për evidentimin e pacientëve që vuajnë nga glaukoma./Tv21