Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer bëri të ditur se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më herët për RTV21 shërbimet maqedonase konfirmuan se sulumesi  Kujtim Fejzuli është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky sulm që ndodhi mbrëmë janë konfirmuar katër të vdekur njëri prej tyre është edhe Fejzuli, kurse 17 të tjerë janë lënduar. Për shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi. Qeveria e Asutrisë ka shpllaur tri ditë zie./21Media