Kuka pas suksesit të Lorianës: E nisëm mirë, të vazhdojmë kështu

(Lajm i përditësuar)
Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos Driton Kuka ka analizuar paraqitjet e xhudistëve kosovar në Grand Prix të Portugalisë, në të cilën Loriana Kuka mori medaljen e bronztë.
Ai u shpreh i lumtur me suksesin e arritur dhe paraqitjen e xhudistëve në këtë garë, por mbeti edhe pak i befasuar.
Befasia e tij ka të bëjë me paraqitjen e xhudistes Laura Fazliu për të cilën thotë se ishte favorite për medalje, por që u ndal në xhiron e parë.
Përkundër të gjithave, Kuka thotë se ishte një nisje e mirë për xhudon dhe se shpreson që të vazhdohet me këtë ritë.
Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prix
Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix i cili po zhvillohet në Portugali, derisa në finale për këtë çmim e mposhti jugkoreanen, Jeongyun Lee.
Kuka e fitoi këtë medalje duke garuar në kategorinë 78 kilogramë. Deri te medalja ajo erdhi pasi mposhtu xhudistë si Zanet Michaelidou, Vanessa Chala dhe Yelyzaveta Lytvynenko të Ukrainës.
Në repesazh Kuka fillimisht e mposhti xhudisten Patricija Brolih e më pas xhudisten e Koresë së Jugut./21Media

Back to top button