Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë thirrje drejtuar ministrit të ri për Kulturë, Rini dhe Sport që të jetë i informuar për mënyrën se sa dhe si shpenzohen mjetet e subvencionuara nëpër Organizata Sportive që jepen prej Ministrisë.

Ai ka bërë thirrje që të dihet me detaje se sa përqind e buxhetit shkon për sportistët, trajnerët, pagat, mëditjet, pajisjet, përgatitjet në kampe stërvitore e të tjera.

Kuka po ashtu ka thënë se në gara të ndryshme ku ka marr pjesë ka takuar sportistë të cilët të cilët asnjëherë nuk kanë shkuar nëpër kampe me para të federatës përkatëse.

Ai po ashtu ka theksuar se Federata Sportive viteve të fundit janë shndrruar në organizata të cilat po joshin njerëz pa ndonjë bagazh sportiv ose menaxhues të suksesshëm.