Xhudistja, Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Kuka pësoi në çerekfinale të kategorisë deri 78 kilogramë nga ish-kampionia e botës, japonezja Shori Hamada, me ippon pas 5:39 minutave luftë.

Xhudisja kosovare, Kuka do të kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.