Deklarohet edhe drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës

Deklarohet edhe drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës

Statuja e Majlinda Kelmendit pritet të përurohet më 28 shkurt në Pejë.

Ani pse kjo statujë ishte planifikuar që të vendoset në Prishtinë së bashku me statujën e Fadil Vokrrit, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Kjo pasi sipas trajnerit të Majlinda Kelmendit, Driton Kukës, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ende nuk i ka kthyer përgjigje për hapësirën e liruar për vendosjen e kësaj statuje.

I pyetur nga KP se cila është arsyeja që statuja e Kelmendit është zhvendosur për në Pejë, Kuka është shprehur: “Këtë pyetje ia bëni Shpend Ahmetit. Ai as mua nuk më ka kthyer përgjigje”.

Ndërkohë që drejtori për Sport në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha ka thënë se nuk ka qenë e mundur që komuna a ta gjejë një vend adekuat për shtatoren e Majlindës, mirëpo nuk ka cekur ndonjë arsye.

Drejtoria për Sport e ka përkrahë vendosjen e Statujës së Majlindës në Prishtinë, mirëpo nuk kemi mundur të gjejmë lokacion të dinjitetshëm për vendosjen e statujës”, ka thënë Rexha.

Kuka edhe më parë kishte kritikuar kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin të cilin e kishte akuzuar për mos përgjigje për vendin e kësaj statuje.

Po e ndaj me ju një informacion! Statuja e Majlindes po vjen në Kosovë. Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e verës deri sot ka mbet pa përgjigje! E kemi menduar Statujën të ngritët në kryeqytet si Kampionia e parë dhe e vetme Olimpike por kot! Kryetari i Prishtinës asnjë informatë për këtë çështje”, kishte shkruar Kuka në Facebook.