Kulla e Eiffelit në Paris, një nga vendet më të vizituara në Francë, do të rihapet javën e ardhshme për vizitorë. Zyrtarët e turizmit synojnë të fillojnë me numër të kufizuar të vizitorëve, pas mbylljes së saj më të gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vetëm kati i parë dhe i dytë do të jenë të lejueshme për vizitorët dhe ashensorët do të qëndrojnë të mbyllura në fazën e parë të rihapjes.

Të gjitha sipërfaqet në zonat më të vizituara do të pastrohen çdo dy orë dhe të gjithë vizitorëve mbi moshën 11 vjeç do tu kërkohet të mbajnë maska. Kurse hapja e plotë pritet të ndodhë më 25 qershor.

Në kushte normale, kulla ka rreth 7 milionë vizitorë për çdo vit, por industria e turizmit u godit më së shumti në Francë nga pandemia./21Media