Struktura ikonike e Parisit, Kulla e Eiffelit, është rihapur për publikun pas 104 ditësh mbylljeje për shkak të pandemisë. Kjo është periudha më e gjatë e mbylljes për vizitorët që prej Luftës II Botërore. Megjithatë, edhe pse ajo u hap, numri i vizitorëve do të jetë i limituar, për shkak të sigurisë së tyre.

Vizitorët po ashtu duhet ti zbatojnë edhe disa rregulla të tjera. Personat mbi moshën 11 vjeçare duhet të mbajnë maska gjatë tërë kohës së qëndrimit në këtë pikë skenike, ndërkohë që çdo kund janë vënë shenja për tua kujtuar vizitorëve që të mbajnë higjinën, po ashtu distancën deri në 1.5-meter.

Tani për tani, vizitorët mund të shkojnë vetëm në katin e parë dhe të dytë të kullës, pasi që katet tjera nuk do të pranojnë mysafirë deri më 15 korrik.

Kulla e Eiffelit gjatë ditës mund të mirëpres deri në 1000 vizitor, ndërkaq biletat rezervohen online.

Kulla e Eiffelit filloi të ndërtohet në vitin 1887 ndërkaq ndërtmi i saj përfundoi në vitin 1889. Ajo është njëra prej pikave më të vizituara të referimit në botë. /21Media