Hellas Verona ka konfirmuar se Marash Kumbulla ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në kofshën e djathtë.

Testet e sotme kanë treguar se Marash Kumbulla nuk do të jetë në gjendje të luajë për disa ditë apo edhe javë, për shkak të problemeve muskulore.

“Pas vizitave specifike që lojtari iu nënshtrua sot, e Premte, 17 korrik, u mësua se Kumbulla ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë të tërheqjes muskulore në kofshën e djathtë”, shkruan ndër të tjera klubi.

20-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje për ‘Gialloblu’ deri më tani dhe ka ndihmuar të besuarit e Juric që të ngjiten në pozitën e nëntë në renditjen e Serie A.