Më shumë se gjysma e rezidentëve të Tokios nuk mendojnë që Lojërat Olimpike duhet të mbahen vitin tjetër, sugjeron një sondazh.

Sondazhi që u realizua nga dy organizata japoneze mes 26-28 qershorit, gjeti se 51.7% e njerëzve shpresojnë se lojërat duhet të shtyhen ose të anulohen prapë.

Në mesin e atyre që kundërshtojnë mbajtjen e lojërave në vitin 2021, 27.7% dëshirojnë që ato të anulohen, përderisa pjesa tjetër kërkon që të shtyhen për të dytën herë. Në këtë sondazh morën pjesë 1 mijë e 30 persona.

Lojërat Olimpike ishin paraparë të mbaheshin në korrik të këtij viti, por janë shtyrë për korrikun e vitit 2021, për shkak të pandemisë./21Media